Analisti politik, Dritëro Arifi i sheh të rëndësishme udhëtimet zyrtare të presidentes së vendit.
Arifi thotë se pas sulmit terrorist në Banjskë, Osmani po u prezanton faktet kundër Serbisë liderëve të huaj.
Ai shprehët optimist se këto takime do të pasojnë me sanksione për shtetin serb.
“Takimet e presidentes me liderët e huaj kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe pas sulmeve në veri që ta prezantojë se çka ka ndodhur në atë ditë dhe cili është qëndrimi i Kosovës. Takimet e Osmanit i prezantojnë faktet tek opinioni evropian e amerikan që të ndryshojnë qasjen ndaj Serbisë se duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe sulmin terrorist”, u shpreh Arifi.
Përndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, ka thënë se “ka qenë një takim i rëndësishëm mbi zhvillimët e fundit të sigurisë në Kosovë. Theksova rëndësinë e mabjtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”.
Osmani sot ka folur edhe nga Kroacia ku ka deklaruar se u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për sanksionimin ndaj Serbisë duke thënë se mos veprimi do të sjellë inkurajimin e tyre për sulme ndaj Kosovës.