Sot është mbledhur Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Paris të Francës.
Në takimin e këtij komitetit pritet të votohet raporti i Dora Bakoyannis, raportuese për Kosovën në këtë Këshill.
Ajo ka filluar prezantimin në takimin që po zhvillohet, e ku pritet të hidhet në votim raporti për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar pamje nga brenda takimit ku po mbahet.