Misini: Qeveria e re duhet urgjentisht – qytetarët po ikin nga vendi

Aktuale

Misini: Qeveria e re duhet urgjentisht – qytetarët po ikin nga vendi

Më: 14 mars 2025 Në ora: 22:16
Profesori Shkumbin Misini

Profesori Shkumbin Misini tha se dëmet nga vonesa e formimit të qeverisë tashmë janë evidente.

“Investimet kapitale për vitin 2025 pothuajse nuk kanë filluar fare dhe kemi rënie të remitencave. Kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht, ndërsa liderët politikë vetëm vendosin kushte për postin e kryeministrit”, tha ai në T7.

Sipas Misinit, situata ekonomike është alarmante.

“Në vitin 2024, problemi kryesor ka qenë rritja e kostos së jetesës. Nuk e kuptoj politikanët tanë, a janë këtu për të na i zgjidhur problemet apo për t’i rënduar edhe më shumë? Kosova është vendi më i varfër dhe me nivelin më të lartë të migrimit në rajon. Nuk kemi luksin të vonojmë krijimin e institucioneve”, theksoi ai.

Thirrja e profesorit Misini është e qartë: politikanët duhet të lënë anash interesat personale dhe të prioritizojnë interesat e qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat