​Për kaq ulëse u rritën dy parti

Aktuale

​Për kaq ulëse u rritën dy parti

Më: 15 mars 2025 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi gjatë fushatës gjysmë milionë vota, në përpjekje për të thyer rekordin prej 58 deputetëve sa kishte fituar para katër vjetësh në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, por më 9 shkurt qytetarët menduan ndryshe.

Partia e Albin Kurtit del të jetë fituese e zgjedhjeve, por edhe humbëse e numrit të votave dhe njëherësh ulëseve në legjislacionin e ri.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së tregojnë se më 2025 Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të ketë 48 ulëse ose dhjetë më pak krahasuar me 2021.

Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta edhe në vitin 2021, por me 19 ulëse teksa më 9 shkurt 2025 ajo shtoi këtë numër në 24 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e treta më 2021, por me 15 ulëse teksa më 9 shkurt 2025 mori 20 deputetë ose pesë më shumë.

AAK-NISMA më 9 shkurt 2025 fituan gjithsej 8 ulëse, secila nga katër, në Kuvend. AAK më 2021 kishte garuar e vetme dhe kishte fituar 8 ulëse, ndërsa NISMA nuk kishte arritur ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat