​Deputetët e LDK-së morën kaq vota veç e veç

Aktuale

​Deputetët e LDK-së morën kaq vota veç e veç

Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:06
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u rendit sërish subjekti i tretë më i fuqishëm politik në vend në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Partia e Lumir Abdixhikut fitoi gjithsej 20 ulëse në legjislativin e ardhshëm të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku njëherësh del personi më i votuar me 146.401 vota, duke lënë mbrapa Doarsa Lica Xhelili me 63.164 vota, Kujtim Shala 58.817, Hykmete Bajrami 54.227, Avdullah Hoti 40.108, Anton Quni 35.436, Lutfi Haziri 33.623, Jehona Lushaku Sadriu 29.704, Gazmend Muhaxheri 25.942, Armend Zemaj 25.003.

Pjesë e Kuvendit janë edhe Hysen Çekaj me 23.539, Imri Ahmeti 22.956, Fadil Hadergjonaj 21.127, Besian Mustafa 20.646, Marigona Geci 20.493, Ekrem Hyseni 20.422, Krenar Xhaferi 119.116, Alban Zogaj 19.025, Serbeze Muçaj 16.288 dhe Arjeta Abazi 12.885 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat