Këtë të diel, me 16 shkurt, H.A.C "Angros" organizon ecje në Majën e Flamurit apo siç quhet ndryshe "Maja e Bajrakut", Bjeshkët e Syrinikes.
Pashallorja / Maja e Bajrakut me lartësi mbi detare 2092 metra, gjendet mes Shtërpcës dhe Mushtishtit të Suharekës e cila ofron një pamje 360 shkallësh, ku mund të shihen Bjeshkët e Sharrit të cilat gjenden përballë Pashallores dhe Suharekës me fshatra.
Ngjitemi nga ana e Brezovicës, respektivisht nga fshati Sevcë, ecja do të bëhet nëpër livadhe dhe pjesa e fundit nëpër shkëmbinjë të kurrizit.
Vështirësia e ecjes është mesatare me rreth 11 kilometra komplet (lartë dhe poshtë).