Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar pasardhësin e tij, demokratin Joe Biden, se ka marrë lëvdata për fushatën e suksesshme të vaksinimit kundër koronavirusit.
Ai ka akuzuar administratën demokrate për fushatën e imunizimit, të cilën e kishte nisur Trumpi.
Ndërkaq e quajti veten si baba të vaksinës. Ka thënë se krijimi i vaksinës kundër COVID-19 brenda nëntë muajsh është një mrekulli, por që u arrit me presionin që ia bëri Administratës për Ushqim dhe Ilaçe.
Në një intervistë telefonike dhënë televizionit “Fox News”, Trumpi ka thënë se Kina po e merr kontrollin mbi botën, teksa ka akuzuar Bidenin se nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për ta fuqizuar SHBA-në.