Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, është në formën më të mirë dhe po garon me sukses në disiplinat 1500 dhe 3000 metra.
Mamusha është kampion i Shqipërisë në disiplinën 3000 metra.
Synimet e tij janë që të përmirësojë edhe më shumë kohën në 1500 dhe 3000 metra.
Ai përgatitet me intensitet të shquar që të arrijë rezultate sa më të mira dhe një ditë të përfaqësojë sa më mirë Kombëtaren e Shqipërisë.
“Çdo garë e ka vështirësinë e vet dhe këtë ja arrita me suksese me dal i pari ne 3000 metra. Vështirësi ishte koha e nxehtë.
Në të ardhmen besoj që shumë shpejt do të kemi rezultate tjera si dhe te garoj me kombëtaren Shqiptare në atletikë”, thotë Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.