Ka filluar sezoni i ri i ligës së basketbollit amerikan, NBA.
Kampioni aktual, Los Angeles Lakers, u mund në ndeshjen debutuese nga rivali i qytetit, Clipers me rezultat 116:109.
Paul George, e udhëhoqi ekipin e tij drejt një triumfi të madh. George ishte praktikisht i pandalshëm! Ndeshjen e përfundoi me 35 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.
LeBron Jamesi u dallua në ekipin e tij me 22 pikë, ndërsa Anthony Davisi shënoi 18 pikë në këtë ndeshje.
Interesante, Lakersi hapi sezonin e kaluar me një humbje nga rivalët e mëdhenj të qytetit dhe në fund fitoi titullin e kampionatit.
Natën midis të së martës dhe së mërkurës, një ndeshje tjetër u luajt në ligën më të fortë në botë. Brooklyni mundi bindshëm Golden Staten me rezultat 125: 99.
Ky duel shënoi kthimin e madh të Kevin Durantit në fushë, pas një pauze prej më shumë se një viti.
Ylli i Brooklynit ishte i pamëshirshëm ndaj ish-klubit të tij. Ai e përfundoi ndeshjen me 22 pikë të shënuara.
Skuadra e trajnerit Steve Nesh menjëherë e bëri të qartë se ata kanë ambicie jashtëzakonisht të larta këtë sezon.
Kyrie Irvingu ishte më i efektshmi në ekip me 26 pikë dhe tandemi i tmerrshëm Durant – Irving ndoqi Chris Lavertin me 20, si edhe Joe Harrisin me 10 pikë dhe shtatë kërcime.
Siç pritej, më i efektshmi në ekipin e mundur ishte Stef Curry me 20 pikë dhe 10 kërcime.