Tjetër humbje për skuadrën e Houstonit, e katërta në 6 ndeshje, që u ndal 114-107 nga Indiana. Brogdon me 35 pikë ishte lider në fushë për Indiana, mbështetur edhe nga Sabonis me 22 pikë e 12 rebound.
Në sekondat e fundit fiton ekipi i Boston, që mposhti 107-105 Miami, në një ndeshje me rivalitet. Tatum realizoi 27 pikë për Boston, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Butler për Miami.
Ndalet Golden State, që u mund në fushën e tij 108-101 nga Clippers. Leonard e George realizuan nga 21 pikë secili për Clippers. Fiton edhe Milwaukee, që mundi 130-115 Detroit, ndeshje ku u dalluan Giannis me 25 pikë e Middleton me 23.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Houston, 114-107
Orlando – Cleveland, 105-94
Philadelphia – Washington, 141-136
Atlanta – Charlotte, 94-102
Miami – Boston, 105-107
New York – Utah Jazz, 112-100
Milwaukee – Detroit, 130-115
New Orleans – Oklahoma, 110-111
Phoenix – Toronto, 123-115
Golden State – Clippers, 101-108
Sacramento – Chicago, 128-124