Popoviç fton Xhonsonin dhe Mekgi për Tokio!
Pasi që u bë e qartë se Bredli Bin dhe Kevin Lov, nuk do të jenë në gjendje që të veshin fanellën e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketball për Lojrat Olimpik në Tokio, seleksionuesi Greg Popoviç në vendin e tyre ka ftuar Keldon Xhonsonin dhe Xhamal MekGi, si zëvendësim.
Me këtë lëvizje, “DREAM TEAM” humb në kualitet dhe do të ketë më vështirë që të të arkëtojnë medaljen e artë olimpike në Tokio.
Lojrat Olimpike në Tokio nisin më 23 korrik dhe do të mbyllen më 8 gusht, ndërsa turneu i basketbollit do të nis më 25 korrik, ndërsa finalja është paraparë për tu zhvilluar më 7 gusht.