Muhamed Thaçi kthehet pas një kohe në Kosovë, jo si basketbollist por si trajner.
Rahoveci e emëron trajner të ri, me synime që të arrijnë në katërshen e madhe të Superligës.
"Muhamed Thaçi zyrtarisht merr timonin për të drejtuar skuadrën tonë në këtë edicion”, njofton KB Rahoveci.
Muja ka një përvojë të mirë si trajner dhe synon me Rahovecin rezultate sa më të mira.