Befasi në ndeshjet e sotme në NBA, ku kampionët e Denver u mundën 126-121 në fushën e Philadelphia.
Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente, ku për miqtë 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan. Për Philadelphia shkëlqeu Joel Embiid, autor i 41 pikëve e 10 asist.
Fitore në frymën e fundit arriti edhe ekipi i Phoenix, që mposhti 119-117 Sacramento. Allen me 29 pikë e Durant me 27 bënë diferencën në fushë për ekipin e Suns, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Fox për miqtë.
Humbja e dytë radhazi në Los Anxhelos brenda 24 orësh për Oklahoma, që sot u mund 128-117 nga Clippers. Paul George me 38 pikë ishte lider për Clippers, ndërkohë që 37 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Denver, 126-121
Phoenix – Sacramento, 119-117
Clippers – Oklahoma, 128-117