Fotot e kthimit në shtëpi të princeshës Charlene të Monakos, bënë xhiron e rrjeteve sociale në gjithë botën. 6 muaj më parë ajo udhëtoi në vendin e saj të origjinës, në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në një nismë bamirësie, por u prek nga një infeksion i rëndë i veshit, fytit dhe hundës. Kështu, ajo mbeti atje për 6 muaj.
Dhe ndërsa ajo shfaqej gjithmonë e më e lodhur mes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe një tjetre, në familjen mbretërore po qarkullonin zërat për një divorc, për një marrëdhënie të re të Princit Albert dhe një jete që do të rindërtohej larg principatës për Charlene.
Por të gjithë gaboheshin. Charlene e Monakos fluturoi drejt Nicës mëngjesin e 8 Nëntorit dhe më pas u shoqërua me helikopter për në principatë.
Atje, siç tregohet dhe në fotot që pushtuan rrjetin, ajo ka përqafuar dhe familjen e saj: Alberto dhe binjakët Jacques dhe Gabriella.
Gjestet e princeshës thonë më shumë se një mijë fjalë dhe dëshmojnë--se ajo nuk e kishte menduar kurrë t'i thoshte lamtumirë jetës me ta.