SHBA/Kanada: Nisin votimet, për Kuvendin e Kosovës

Diaspora

SHBA/Kanada: Nisin votimet, për Kuvendin e Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Mërgimtarët nga Kosova të regjistruar janë duke votuar në një nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës në SHBA, Konsullatën e Përgjithshme të saj në Nju Jork për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. 

Ndërkaq, për të parën herë në Nju Jork, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, bashkëatdhetarët tanë nga Kosova po votojnë për Kuvendin e Kosovës, fizikisht pasi më parë ata kan votuar vetëm me postë.

Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, (Washington e Toronto) ka nisë votimi qysh në orën 7 të mëngjesit ose orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë. 

Në Nju Jork, ku edhe është pjesa e e madhë e votuesve ,  kryeqendra botërore, ku me dekada shqiptarët e Amerikés vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, sot ata do të vendosin për përfaqësuesit legjitim të shtetit, për cilin kontribuan Kosovën e lirë e të pavarur shtetin e 192 të botës.

Votimi ka filluar dhe mund të thuhet se ka një pjesmarrje deri tani mjaft të kënaqëshme dhe se votimi po shkon mjaft mirë deri tani.

Qendra e votimit në Konsullatën e Pergjithshme të Republikës së Kosovës, e cila është e përshtatur për zonën e Tri-Shteshit, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektiket,  ështé hapur në orë 7 të mëngjesit (orën 1 e mesdrekës në Kosovë) dhe do të mbyllet në orën 7 të mbrëmjes) që i bie në orën 1 pas mesnate me kohën e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e votuesve të regjistruar në të gjithë vendet Europë, Australi dhe SHBA/Kanada, ku për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat