Është e pamundur përmes pak fjalëve të përshkruhet një vizitë sa prekëse edhe aq kuptimplote, kur personalitetet e shtetit nderojnë veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare dhe humanitare edhe ate jashtë atdheut. Mërgimtari ka ardhë i ri dhe rininë ia fali tokës së huaj për të mirën e kombit. Na kujtohen nënat tona, nënat shqiptare, që kanë lindur burra për t`ia falur atdheut. Janë mërgimtarët ata që nuk kursyen edhe jetën për të mirën e kombit por edhe të paqes gjithandej. Është vlerë e shtuar, që të kemi tani diplomat, që po e nderojnë me të madhe diasporën tonë. Ata përpos angazhimeve të mëdha që kanë, po bëjnë të pamundurën, duke marrë kohën e familjes për ti nderuar ata.
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri së bashku me Shefin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha, z.Florim Useini, veprimtar njëherit kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe PhD. Dashnim Hebibi nga Qendra Mediale Shqiptare në Zvicër SAM24.ch dhe kryetar i SHH „Lugina e Preshevës në Zvicër, vizituan z.Zenel Neziri kryetar nderi i SHH „Medvegja“ në Zvicër i cili para pak ditësh kishte një operacion të vështirë. Këta veprimtarë deshën t`ia dëshmojnë z.Zenel Neziri se atdhetarët nuk harrohen dhe vlerësohen brez pas brezi. Kontributi i madh kombëtar e humanitar i z.Neziri është i njohur.
Z.Neziri edhe pse ishte në gjendje të vështirë shëndetësore ai nuk mundi ti pres i shtrirë nga respekti, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Shefin e Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, z.Florim Useini dhe z.Dashnim Hebibi.
Me z.Neziri ishte bashkëshortja e tij dhe djali që mysafirët i mirëpritën me shumë dashamirës dhe djali Samiri i lindur dhe rritur në Zvicër, ndër të tjera tha:
“ Babai im i shpëtoi vdekjes sigurisht fal kontributit të tij. Kjo vizitë i jep jetë babait tim. E tash, ia fali mungesën e babait tim në rininë time, në ate kohë kur kam pasur më së shumti nevoj, sepse po e kuptoj se është dashur të kontribuoj për kombin në ditët më të vështira që ka kaluar kombi. Kjo vizitë ma forcoi zemrën, kjo vizitë mi thau edhe lotët që i kemi pasur për babain tonë që u përball me vdekjen.
Nuk kam fjalë jemi të nderuar jo vetëm ne si familje, por e gjithë shoqata dhe medvegjasit kudo që janë ata”. Z.Demiri, Berisha, Useini dhe Hebibi i uruan shëndet z.Neziri dhe njëherit kujtuan edhe punë e kontributin që e ka dhënë nëpër proçese të ndryshme që ka kaluar kombi. Kjo vizitë është shumë domethënëse dhe njëherit e paharruar dhe frymëzuese për çdo mërgimtarë se shteti i është mirënjohës mërgimtarëve, sepse ata ishin ambasadorët më të mirë të mundshëm.
Z.Hebibi përcolli edhe përshëndetjet e kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në St.Gallen.
Z.Neziri me lotë në sy i falënderoi shumë dhe tha ndër të tjera, se shpirti po ju uron. Jo vetëm në festa e takime të tjera, por edhe në ditë të vështira të ndajmë dhimbje, por edhe të nderojmë dhe t`ia dijmë vlerën të meriturave sa janë të gjallë. Kjo është njerëzia..