Mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Evropë

Mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Italia

Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar edhe 18 mijë e 40 raste të infektuara me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, më shumë se 500 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Italia radhitet e 8-ta në listë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë infektuar me koronavirus 2 milionë e 9mijë e 317 raste.

70 mijë e 900 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

1 milionë e 344 mijë e 785 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 593 mijë e 632 raste janë ende aktive, nga të cilat 2 mijë e 589 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Italia deri tani ka realizuar 25 milionë e 752 mijë e 360 teste për COVID-19.

Ndërsa, numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 79 milionë e 282 mijë e 258.

1 milionë e 742 mijë e 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë e 862 mijë e 205 janë shëruar nga ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat