Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” e parë sezonal në Formula 1. Piloti britanik i McLaren ishte më i shpejti në pistë në provat zyrtare, duke dhënë kohën 1’15”096.
Në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe shoku i tij i skuadrës, australiani Oscar Piastri. Një e shtunë e dominuar nga makina McLaren, që ishte ndjeshëm më e shpejtë se rivalet.
Në vendin e tretë u rendit kampioni i botës në fuqi, Max Verastappen me Red Bull, që la pas britanikun George Russell (i katërti) me Mercedes. Zhgënjen Ferrari, që do ta nisë garën nga vija e katërt.
Charles Leclerc u rendit i shtati e Lewis Hamilton i teti, duke qenë më të avashtë edhe se Yuki Tsunova (i pesti) e Alexander Albon (i gjashti). Në “top-10” më të mirët edhe Pierre Gasly e Carlos Sainz.
Një ditë e dobët edhe për mjaft debutues apo pilotë që garojnë me makinët kryesore. Që në sesionin e parë u eliminuan Kimi Antonelli me Mercedes (vendi 16) e Liam Lawson me Red Bull (vendi 18).