Apolonia mbetet pa trajner, Colella jep dorëheqjen!!
Dy pikë në 5 ndeshje dhe ajo disfatë turpëruese me shifrat 6-1 ndaj Laçit i vunë kapak aventurës së Giovanni Colellas në stolin e Apolonisë.
Klubi fierak mbrëmjen e të hënës ka bërë me dije se trajneri italian ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Laçit.
Dorëheqje që është pranuar nga drejtuesit e klubit, të cilët kanë falenderuar italianin për punën e bërë gjatë këtyre javëve dhe janë vendosur menjëherë në kërkim të një trajneri të ri, pasi kalendari i Kategorisë Superiore në këtë sezon është shumë i ngjeshur dhe koha nuk pret.