Atalanta me në fund ka arritur marrëveshje

Futboll

Atalanta me në fund ka arritur marrëveshje

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Joakim Maehle

Atalanta me në fund ka arritur marrëveshje të plotë me klubin belg, Genk për Joakim Maehle, marrëveshje që thuhet se vleu 10 milionë euro.

23-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane në afatin e janarit, përcjellë lajmi.net.

Maehle luan në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe pritet të përshtatet në sistemin e Atalantas që preferon të jetë 3-4-2-1.

Danezi këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime në 16 ndeshje për Genk, kurse ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat