Aston Villa dëshiron ta mbajë në skuadër, Chelsea i vendos çmim jo të lirë Barkley

Futboll

Aston Villa dëshiron ta mbajë në skuadër, Chelsea i vendos çmim jo të lirë Barkley

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:37
Aston Villa dëshiron ta mbajë në skuadër, Chelsea i vendos çmim jo të lirë Barkley

Chelsea ka pranuar ta shesë mesfushorin Ross Barkley të Aston Villa, mirëpo jo për një çmim të lehtë.

Anglezi u huazua gjatë verës dhe në fillim impresionojë të gjithë, pastaj pësoi lëndim në muajin nëntor.

Thuhet se Aston Villa ka kërkuar ta mbajë përgjithmonë lojtarin, andaj “Blutë” i kanë vendosur një çmim jo të lirë.

Barkley ka kontratë edhe dy vite e gjysmë me gjigantin londinez me pagë 100 mijë euro në javë dhe thuhet se kartoni i vlen 25 milionë euro.

Kjo vlerë për Aston Villan shihet e lartë, meqenëse klubi nuk ka para shkaku i mungesës së tifozëve nëpër stadiume.

Barkley këtë edicion ka realizuar dy gola dhe dhuruar një asistim në 10 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat