AC Milan ka njoftuar transferimin e tyre të ri, lojtarin e Torinos, Soualiho Meite.
Milan përmes një komunikate në rrjetin e tyre social Twitter, kanë bërë të ditur transferimin e tyre më të ri, Soualiho Meite.
Meite është bashkuar në formë huazimi nga Torino, e gjithashtu Rosonerët kanë të drejtën e blerjes.
Mesfushori do të mbajë numrin 18-të në Milan dhe do të jetë në huazim deri në përfundimin e këtij sezoni.
“Në verën e 2018, ai u bashkua me Torino FC duke shënuar 3 gola në 94 paraqitje”, thuhet mes tjerash në komunikatën për shtyp.