Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, është protagonist i fitores së St. Paulit.
Ai në minutën e 90+2, asistoi dhe futbollisti Matanoviq shënon për fitoren e St. Paulit, me rezultat 3:2 ndaj Hannoverit.
St. Pauli importon tre pikë në momentin e duhur ndaj një rivalit shumë të fortë.

Faqja e specializuar për nota, "Sofa", e ka vlerësuar me notë shumë të mirë Paçaradën dhe ndër më të mirët e kësaj sfide.
Paçarada notohet me notë 7.0, ndërsa Rodrigo Martinez Zalazar i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 9.1.