Dukagjini dhe Flamurtari i kanë matur forcat në miqësoren e zhvilluar këtë vikend, derisa rezultati final i ndeshjes ka qenë i barabartë.
Dy skuadrat u ndanë në paqe pranë rezultatit 2-2, në takimin e zhvilluar në Klinë.
Për dy skuadrat luajtën ardhjet më të reja të fundit, ndërkohë që te Flamurtari debutoi trajneri boshnjak Nedzad Kuruzovic.
Si Dukagjini ashtu edhe Flamurtari synojnë që edicionin e ardhshëm të ngjitën në elitën e futbollit kosovar.
Klinasit janë lider në Grupin A të Ligës së Parë, ndërsa skuadra kryeqytetase kryesojnë Grupin B..