Napoli shfryhet në Fiorentinën, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0. Amir Rrahmani ka luajtur në 11 minutat e fundit për Napolin.
Në 45 minutat e parë gjithçka ishte qartë, pasi vendasit realizuan katër gola dhe Fiorentina vetëm vërtetohej se nuk do t'i shpëton debaklit në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Golat i realizuan Insigne (5' e 71’-nga penalltia), Demme (36'), Lozano (38'), Zielinski (45'), POlitano (89’)
Në pjesën e dytë, futbollistët e Fiorentinës, u orvatën por të pa forcë që ta shmangin humbjen e thellë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit standard, duke kontribuar në fitoren bindëse.
Pas javës së 18-të në Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 34 pikë, ndërsa Fiorentina është e 14-ta me 18 sosh.