AC Milan sot përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar publikun për testet e Covid-19.
Klubi italian njoftoi se dyshja, Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë rezultuar negativ në testet e bëra.
Rasti i Theo Hernandez është i veçantë, pasi futbollisti siç duket ka pasur testin "pozitiv të rremë’".
Anësori do t’i rikthehet stërvitjeve menjëherë dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atalantas.
Të gatshëm priten të jenë edhe dyshja; Rebic/Krunic.