Ajo që po qarkullon në mediat sociale tregon drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici dhe Pavel Nedved duke ulëritur me fjalët “turp për ty” drejt gjyqtarit të ndeshjes Napoli-Juventus.
“Zonja e Vjetër” u përball me një humbje 1-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” mbrëmë, me Andrea Pirlon i cili u ankua për ndarje jo të mirë të drejtësisë gjatë kësaj ndeshje ku Napoli fitoi duke iu falënderuar golit të realizuar nga Lorenzo Insigne nga penalltia të cilën e shkaktoi Giorgio Chiellini ndaj Amir Rrahmanit.
Kjo video e cila po qarkullon në rrjetet sociale dëshmon se trajneri i Juventusit nuk ishte i vetmi i pakënaqur me gjyqtarin Daniele Doveri.
“Turp për ty Calvarese, turp për ty”, është kapur duke thënë Paratici duke iu referuar zyrtarit të katërt.
“Si nuk është kartoni i verdhë?” vazhdoi ai, me nënkryetarin e Juventusit Pavel Nedved i cili shtoi: “Mjaftë, m****”.