Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada me St. Paulin, patën një mbrëmje të keqe në udhëtim, kundër Holstein Kiel, duke pësuar humbje me rezultat 4:0.
Paçarada u paraqit deri në minutën e 76-të, por me bashkëlojtarë hasën në një rival të fortë, më motivues, pasi që kërkon hyrjen në Bundesliga I.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola, brenda 3 minutave, Arslan (22') e Bartels (24').
Në pjesën e dytë, Bartels shënon edhe golin e dytë të tij dhe për rezultatin 3:0 në minutën e 49-të, duke vazhduar Serra (60’).
Holstein renditet në vend të tretë me 56 pikë dhe St. Pauli është i shtati me 47 sosh pas 32 jave në Bundesliga II.