Protestoi në drejtim të arbitrit, Gjykatësi Sportiv nuk e fal Kielinin. Ja sanksioni për kapitenin e Juventusit!
Gjykatësi Sportiv nuk e fal kapitenin e Juventusit, Xhorxho Kielini i cili pasi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Interit protestoi tek arbitri kryesor i sfidës.
Kielini i cili ishte protagonist i sfidës me një penallti të fituar për bardhezinjtë dhe një autogol, u ndëshkua nga Gjykatësi Sportiv me një shumë prej 1500 eurosh.
Një shumë e përballueshme për Kielinin, por gjesti dhe protestat në drejtim të gjyqtarit lënë shumë për të dëshiruar.