Ditën e nesërme do të startojë Euro 2020, teksa ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Italisë dhe Turqisë
. Por, një ditë para eventit, në kampin axurr ka shumë ankth për gjendjen e mesfushorit të Romës, Lorenco Pelegrini.]
Futbollisti ka ndjerë shqetësime muskulore dhe është në dyshim serioz për të qenë pjesë e kompeticionit. Trajneri Roberto Mançini mund të marrë vendimin ekstrem në orët e ardhshme e ta zëvendësojë atë me një tjetër lojtar.
Favorit për të zëvendësuar Pelegrinin është Gaetano Kastrovili i Fiorentinës. Tashmë, mbetet për t’u pritur edhe pak, teksa mjekët do të ndajnë diagnozën përfundimtare.