Mesut Ozil tallet keq me Anglinë

Futboll

Mesut Ozil tallet keq me Anglinë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:01
Mesut Ozil

Mesut Ozil zgjodhi të festonte barazimin e Skocisë me Anglinë në Wembley të premten në mbrëmje duke iu referuar Braveheart dhe duke deklaruar se shpirti i William Wallace ishte në të gjithë Wembleyn.

Ish-mesfushori i Arsenalit , i cili ndërpreu bashkëpunimin me klubin para se të bashkohej me Fenerbahcen në një marrëveshje të përhershme në fillim të këtij viti, është i njohur për postimet e tij me humor në Twitter.

32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës në vitin 2014, dha mendimin e tij për Anglinë, të cilët kanë vetëm një lojtar të Arsenalit, Bukayo Sakan, që nuk luajti në takimin ndaj Skocisë.

Ai zgjodhi të emërojë William Wallace në vlerësimin e tij të lojës, një kalorës skocez i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë gjatë Luftës së Parë të pavarësisë së Skocisë dhe rolin e tij e kishte luajtur aktori Mel Gibson në Braveheart.

Krahas një flamuri Skocez, mesfushori shkroi: “Shpirti i William Wallace në të gjithë Wembleyn sonte”.

Anglia dhe Skocia barazuan pa gola, e që Tre Luanët do e kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër në ndeshjen ndaj Çekisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat