Granit Xhaka ka filluar sot stërvitjet me Arsenalin, derisa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Xhaka ishte nga ata futbollistët që pushimet i kishte të rezervuara për më vonë, pasi që mori pjesë në “Euro 2020” me Zvicrën.
Mesfushori nga Kosova sot ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës, teksa klubi i Arsenalit ka bërë një postim të veçantë për të.
“Mirë se u ktheve, Granit” – thuhet në postimin e faqes zyrtare të klubit londinez në “Twitter”.