E ardhmja e trajnerit Mikel Arteta në krye të Arsenalit do vendoset në pesë ndeshjet e radhës.
Pavarësisht që fitoi FA Cup në edicionin 2019-20, tekniku spanjoll edicionin e kaluar ishte dëshpërim me Arsenalin duke mos siguruar as daljen në Evropë për herë të parë pas 25 viteve.
Arteta edhe këtë edicion në dy ndeshjet e para ka qenë dështues, duke pësuar humbje nga Bentford dhe Chelsea.
39-vjeçari tani është në presion të vazhdueshëm dhe Daily Telegraph raporton se trajneri i Arsenalit ka kohë për të shpëtuar punën deri në fund të tetorit.
Ndeshja e radhës për Arsenal është kundër Albion në Ligë, pastaj udhëtojnë në Premierligë për Manchester Cityn.
Nëse Arteta lirohet nga detyra, Arsenal do ta konsiderojë trajnerin Antonio Conte si pasuesi.