Dani Alves nuk është më pjesë e Sao Paulo.
Klubi brazilian ka bërë të ditur se me marrëveshje të dy anshme, kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me Dani Alves.
Ishi i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për arsye ende të pazbuluara, ai tashmë është futbollist i lirë.
38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit.