Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, doli në konferencë shtypi për të vlerësuar sfidën e kësaj të diele kundër Levante.
Holandezi u pyet në lidhje me marrëdhënien e tij me presidentin Joan Laporta, duke shpjeguar se kanë të njëjtat parametra të përzemërsisë, edhe pse pa trajtuar “plagët” më të thella.
Koeman ishte gjithashtu autokritik për protestat e tij, megjithëse kërkoi mirëkuptim për shkak të tensionit në ndeshje:
“Është e komplikuar sepse ka gjëra në lojë, me të cilat nuk pajtoheni, momente konfliktuale, por asgjë nuk fitohet kështu, ndaj duhet të mësoj.
Duhet të jem më i qetë, edhe pse mendoj se jam njeri dhe në një moment në lojë është e vështirë të pranosh disa vendime”.