Pedri është lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për dy deri në tri javë.
Barça ka bërë të ditur se Pedri vuan nga disa probleme muskulore në kofshën e majtë.
Paraprakisht, mesfushori i talentuar spanjoll mungoi në tri ndeshje për Barcelonën, duke i humbur sfidat ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes.
Ai u rikthye në ndeshjen ndaj Benficas, ku luajti për 67 minuta për t’u lënduar sërish.