Ylli i Paris Saint-Germain (PSG) Lionel Messi ka zbuluar se për kë do të votojë në garën për çmimin e Topit të Artë të vitit 2021. Argjentinasi pranoi se shokët e tij të rinj të skuadrës në PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe janë dy lojtarët që do të fitojnë votën e tij pa dyshim.
Lionel Messi gjithashtu pranoi se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Leëandoëski pati një vit të shkëlqyer, ndërsa lavdëroi përpjekjet e Karim Benzema në Real Madrid.
Fituesi gjashtë herë i Topit të Artë shprehu opinionet e tij sinqerisht gjatë një bisede me France Football:
"Në ekipin tim, janë dy për të cilët do të votoj me lehtësi: Ney & Kylian. Dhe pastaj Leëandoëski, i cili sapo ka pasur një vit të mrekullueshëm." Gjithashtu është Benzema që ka qenë i shkëlqyer".
Pra në kandidaturat e tij preferenciale mungon rivali i tij Cristiano Ronaldo. Të Premten, 8 Tetor, France Football shpalli listën finale të 30 personave për çmimin Topi i Artë 2021. Lionel Messi shoqërohet nga Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe, Robert Leëandoëski, Karim Benzema dhe Luka Modriç, ndër të tjerë në listë..