Javier Zanetti, ish-kapiten i Inter-it dhe zëvendëspresidenti aktual i zikaltërve, ka zbuluar emrat e tre sulmuesve më të frikshëm që ka parë me fanellën interiste.
“Më vjen në mendje Ronaldo Fenomeni, i cili mund ta ndryshonte ndeshjen në çdo moment”, ka thënë Zanetti në një lidhje direkte në Instagram me Mastercardlatam.
“Më pas kujtoj Hernan Crespo-n: një golashënues i madh.
Me pas vjen Diego Milito, vendimtar me golat e tij kur kemi fituar Champions League në 2010-ën. Tre sulmues vrasës”.