Lojtari i Milanit, Junior Messias ka zbuluar idolin e tij të fëmijërisë.
Messias ka theksuar se sulmuesi brazilian Ronaldo ishte idhulli i tij dhe këmbëngul se Milani dëshiron të fitojë Scudetton këtë sezon.
Kuqezinjtë janë liderët e Serisë A, por janë eliminuar nga Evropa, duke përfunduar në fund të grupit të tyre të Ligës së Kampionëve.
“Ne bëmë paraqitje të nivelit të lartë dhe u përballëm me ekipe të forta që janë mësuar të luajnë këto lojëra”, tha ish-ylli i Crotone për ‘SportMediaset’.
“Tani, ne jemi liderët e Serisë A, kështu që duhet të besojmë [në titullin]. Do të bëjmë gjithçka mundemi, por ka edhe ekipe të tjera të forta. Ne duhet të fokusohemi në një lojë në një kohë sepse sezoni është ende i gjatë".
“Po përpiqem të përmirësohem dhe të jap më të mirën time”, vazhdoi ai. “Ende nuk e kam përmbushur potencialin tim dhe shpresoj të arrij sa më shpejt kulmin tim.”
Kur u pyet se kush ishte idhulli i tij, Messias u përgjigj pa asnjë dyshim: “Ka qenë gjithmonë Ronaldo, Fenomeni. Për mua, ai ishte futbolli.”
Milan në ndeshjen e radhës do të takohet me Udinesen të shtunën mbrëma si mysafir.