Kapaciteti i stadiumeve në Serinë A do të ulet në 5.000 spektatorë nga java e ardhshme.
Një vendim i dhimbshëm, që Këshilli i Lega-s ka qenë i detyruar ta marrë pas presioneve të fundit nga qeveria.
“Nuk jemi të kënaqur, por shpresojmë që ky hap mbrapa, i bërë me vetëdijen se shëndeti vjen para gjithçkaje, të kuptohet dhe vlerësohet”, ka shpjeguar administratori i deleguar i Inter-it, Antonello, për Gazzetta dello Sport.
Më pas, drejtuesi zikaltër ka theksuar se masa e marrë “ka marrë një votë unanime, që tregon se jemi të gjithë të bashkuar, por nuk e mohoj se ka patur pak pakënaqësi për një farë demagogjie që vjen nga kërkesa të caktuara”.