I pesti më i paguari në botë

Futboll

I pesti më i paguari në botë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:14
I pesti më i paguari në botë

Barcelona po kërkon të afrojë në mënyrë surprizë mesfushorin brazilian, Oskar dos Santos.

Katalanasit po kërkojnë një mesfushor që të mbulojë hapësirën e lënë nga Kutinjo, i cili u largua drejt Anglisë.

Sipas TNT Sport në Brazil, Barcelona ka kontaktuar me 30-vjeçarin për një transferim të mundshëm në “Kamp Nou”. Por kontrata e Oskar me Shanghai Port, e mban atë në Kinë deri në vitin 2024, duke përfituar 670 mijë euro në javë.

Ish-mesfushori i Çelsit është bërë lojtari i pestë në botë me pagën më të lartë dhe për të kaluar te ekipi i Çavit do të duhet të reduktojë fitimin e tij. Kjo gjë mund të sjellë probleme për Barcelonën, por gjithashtu dhe për brazilianin i cili kërkon një rikthim në Europë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat