Pochettino flet për situatën e Neymarit

Futboll

Pochettino flet për situatën e Neymarit

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:55
Neymar JR

Mauricio Pochettino ka dhënë disa komente lidhur me Neymar JR.

Trajneri argjentinas ka dhënë të rejat më të fundit rreth lojtarit brazilian, i cili së fundmi është kthyer të stërvitet me grupin.

Pochettino nuk shprehet shumë pozitiv për rikthimin e Neymar për ndeshjen ndaj Rennes, por nuk përjashton mundësinë për ndeshjen ndaj Real Madridit.

“Evoluimi i tij është ende i favorshëm, dhe ne jemi të lumtur”, ka thënë Pochettino, i pyetur nëse Neymar do të luajë ndaj Rennes.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për rikuperimin e tij, do të shohim përqindjen e mundësive për rikthimin e tij në ndeshjet e ardhshme”, shtoi trajneri i PSG.

Neymar JR akoma nuk ka luajtur në një ndeshje me PSG gjatë këtij viti kalendarik dhe vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta tash e një kohë të gjatë.

Rikthimi i tij për ndeshjen ndaj Real Madrid do të ishte një shtysë e madhe për parisienët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat