Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, foli pas triumfit 2-0 që skuadra e tij arriti në Kamzë ndaj Dinamos.
Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:
"Edhe fitorja e parë me Teutën na dha tjetër impuls. Ne vazhdojmë punojmë, do ruajmë entuziazmin dhe intesistetin dhe do të kërkojmë që të përmirësohemi.
Greca është një nga pikat më të forta.
E ndërtojmë mënyrën e lojës për të shfrytëzuar aftësitë e çdo lojtari", tha Çela.