Armando Broja pati disa përplasje në minutat e fundit të sfidës mes Aston Vilës dhe Sauthemptonit.
Futbollisti shqiptar pati një dyluftim me ish lojtarin e Interit, Ashli Jang.
Një ndërhyrje e anglezit bëri që Broja të binte në tokë, por arbitri nuk dha faull. U duk se gjithçka u mbyll aty, por nervat tradhëtuan shqiptarin, i cili u konfrontua me lojtarët e tjerë të Aston Vilës.
Natyrisht rezultati i ndeshjes dhe performanca jo e mirë, çoi në këto reagime të sulmuesit.