Çela: I vetmi shqetësim i imi është euforia

Futboll

Çela: I vetmi shqetësim i imi është euforia

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:20
Çela: I vetmi shqetësim i imi është euforia

Fitorja ndaj Teutës për trajnerin e Kastriotit, Emiliano Çelën ishte e thjeshtë dhe e merituar nga ekipi I tij.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, Çela theksoi se djemtë e tij punuan shumë, ndërsa shtoi se beson që do ecin shumë përpara.

Duke folur për situatën dhe gjendjen e ekipit të tij, tekniku u shpreh se e vetmja gjë që I trembet është euforia e ekipit.

“Ky është ekipi im, që kam menduar dhe projektuar që prej ditës së parë. Kemi arritur në një ditë që ekipet e tjera shumë pak na rrezikojnë dhe jemi në një pikë që kemi ekuilibër. Jemi po prap dinamikë, me rendiment. Kështu që jam i kënaqur nga të gjithë çunat dhe puna që kemi bërë. I vetmi shqetësim i imi është euforia, pasi kemi ende shumë punë", tha Çela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat