Javier Aguirre është trajneri i ri Mallorcas. Trajneri meksikan i bashkohet skuadrës ishullore me objektivin sigurimin e mbijetesës, kur kanë mbetur edhe nëntë javë deri në përfundim të kampionatit.
Mallorca është aktualisht në vendin e tretë nga fundi me vetëm 28 pikë.
Aguirre ka drejtuar gjatë karrierës së tij në dy periudha të ndryshme përfaqësuesen e Meksikës.
Aguirre është i njohur për futbollin spanjoll, pasi në La Liga ka drejtuar emra të tillë si Osasuna, Atletico Madrid, Zaragoza apo Espanyol. Kujtojmë që me Mallorcan luan sulmuesi “dardan”, Vedat Muriqi, i cili iu bashkua kësaj skuadre pas përvojës aspak pozitive te Lazio në Serinë A.