​Stones: Kjo ishte mbrëmje fantastike

Futboll

​Stones: Kjo ishte mbrëmje fantastike

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:50
John Stones

Mbrojtësi i Manchester Cityt John Stones ka thënë se fitorja ndaj Atletico Madridit ishte shumë e rëndësishme por shumë e vuajtur.

City siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas barazimit pa gola në ndeshjen kthyese por kaluan tutje duke iu falënderuar fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

"E dinim se do të luanim kundër një ekipi që ka shumë përvojë dhe ka një mbrojtje shumë të fortë. Jam krenar për shokët e mi të skuadrës dhe jam i lumtur që kaluam tutje”, tha fillimisht reprezentuesi anglez.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme", shtoi mbrojtësi i Mançester Cityt i cili u vlerësua si më i miri i ndeshjes në ndeshjen kundër Atletico Madridit pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat