Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino nuk shohin të ardhme së bashku.
Trajneri argjentinas, Pochettino do të largohet nga skuadra e PSG sapo sezoni të përfundojë zyrtarisht.
PSG mbrëmë fitoi Ligue 1, por gjatë sezonit ka pasur ulje-ngritje që i kushtuan edhe me Champions League. Trajneri ka kritika të shumta.
Sipas ‘Le Parisien’, tashmë divorci mes palëve është bërë i ditur.
Është vetëm çështje e problemeve financiare para se palët të njoftojnë për ndarjen e rrugëve.
Bëhet fjalë për 15 milionë euro që PSG mund të obligohen t’i paguajnë trajnerit, në rast se shkëpusin bashkëpunimin.
Zinedine Zidane vazhdon të jetë një nga emrat që mund t’i bashkohet stolit të PSG.