Duket se çështja e largimit nga Juventusi të Paolo Dibalas, është bërë dhe një problem në familjen e të fejuarës së tij, e cila në një intervistë ka folur se çfarë të ardhme ka zgjedhur 28-vjeçari.
Argjentinasi ka komunikuar me drejtuesit bardhezi përpara disa kohësh dhe ka zgjedhur se nuk do të rinovojë, për t’u larguar nga “Zonja” në fund të sezonit.
Oriana Sabatini, e cila është e fejuara e Dibalës prej disa kohësh, ka treguar komunikimet që ka pasur sulmuesi me të atin e saj, me këtë të fundit që i kërkon gjithmonë për të shkuar te River Plejti.
“Nëse unë e lë atë të shkojë te Boka Zhuniors, babai im do t’i vërë flakën Trojës”, u shpreh modelja duke qeshur.
Gjithsesi ajo tregoi dhe vendimin e Dibalës me pak fjalë, e cila u shpreh: “Mendoj se ai do të qëndrojë në Europë”, ku ekipet që interesohen janë të shumta.