Dy largime nga Partizani

Futboll

Dy largime nga Partizani

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:54
Dy largime nga Partizani

Partizani vijon të jetë një nga klubet më aktive në merkato. “Demat” janë përforcuar me Bruno Telushin dhe Engjëll Hotin në mesfushë, dhe maqedonasin Matej Cvetanoski në sulm.

Ndërkohë që ka edhe të larguar nga kontingjenti që mbylli sezonin e fundit.

Klubi kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski dhe sulmuesin Milan Mirosavljev.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev.

Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”, lexohet në komunikatën zyrtare të Partizanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat